ALBANER.NET Bli medlem Sök Vanliga frågor Medlemslista Användargrupper Logga in  

Svara på ämnet Albin Kurti nė Stokholm - Shkruan: Shqiptar Oseku
Albin Kurti nė Stokholm - Shkruan: Shqiptar Oseku
albanernet
Site Admin

Registreringsdatum: 24 mars 2009
Inlägg: 6
Svara med citat
Albin Kurti nė Stokholm

Shkruan: Shqiptar Oseku

Stokholm, 17 qershor - Profili mė i njohur i VETĖVENDOSJE!-s, Albin Kurti, e vazhdoi sot turneun e vet nordik nė Suedi. Kurti u prit me dyer tė hapura nė parlamentin si dhe nė ministrinė e jashtme suedeze, ku takoi parlamentarė tė tė dy blloqeve dhe zyrtarė tė lartė. Dhe, sa habi, ai nuk u quajt asnjėherė “ekstremist”, po pėrkundrazi gjeti mirėkuptim e solidarizim - ndonėse foli krejt njėsoj siē bėn edhe nė Kosovė!

Kosova s’gėzon sovranitet, as integritet territorial, as zhvillim. Pakoja Ahtisari po e ēimenton ndarjen etnike tė Kosovės. Decentralizimi nuk po bėhet pėr t’ia afruar vendimmarrjen qytetarėve, por po copėton mjedise tė pėrziera pėr tė krijuar komuna tė pastra etnike. Privatizimi po bėhet nė kohė tė krizės globale, pa transparencė, pa strategji tė qartė, e pa analizė socioekonomike – Kosovės s’po i mirren sall vezėt e arta, por edhe pula qė i bėn ato. Paratė nga privatizimi s’po investohen nė Kosovė. Tė vetmit qė po fitojnė janė disa politikanė, qė rastis tė jenė njerėzit mė tė pasur nė Kosovė. Ata kanė aleancė interesi me funksionarėt ndėrkombėtarė. Kėta gėzojnė pushtet kolonial, pa llogaridhėnie kundrejt qytetarėve, e me imunitet ligjor ndaj ligjeve qė i kanė sajuar vetė. Mesazhi i Albin Kurtit pėr mikpritėsit suedezė ishte i qartė. Suedia, pėrmes pjesėmarrjes sė vet nė EULEX, po sharron nė njė mision tipik kolonial.



Kėtė mesazh, Albin Kurti ua dha nė mėnyrė identike si partive tė djathta qeveritare, ashtu edhe opozitės sė majtė. Prej partive qeveritare, Albin Kurti u prit nga Fredrik Malm dhe Birgita Olson nga Partia Liberale, Gustav Blikst nga Partia Konzervative, dhe Kerstin Palm nga Partia Centriste e djathtė, kjo e fundit anėtare e Kėshillit tė Evropės. Prej opozitės, atė e pritėn Hans Linde nga Partia e Majtė, Bodil Caballios dhe Hokan Sundberg nga Partia e Blertė, si dhe Urban Ahlin nga Partia Socialdemokratike, zėvendėskryesues i komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme, e i dizajnuar si ministėr i jashtėm nėse i fiton opozita zgjedhjet e shtatorit 2010. Nė ministrinė e jashtme suedeze, ai u prit nga Lars Wahlund, shef pėr BE dhe dora e djathtė e ministrit Karl Bilt; nga Osa Pehrson, referente pėr Kosovėn; si dhe nga Arba Kokalari, kėshilltare konzervative me origjinė shqiptare pranė ministrisė.

Tė gjithė mikpritėsit pa dallim shfaqėn mirėkuptim pėr problemet e pėrmendura nga Albin Kurti. Dhe tė gjithė pa dallim u solidarizuan me pozitėn e vėshtirė tė qytetarėve tė Kosovės, qė i vuajnė pasojat e tyre.

- Ishte kėnaqėsi tė flasėsh me njerėz normalė, qe komenti lakonik i Albin Kurtit pas takimeve.

I pyetur nga mikpritėsit se ē’mendonte se duhet ndryshuar nė politikėn rreth Kosovės, Albin Kurti i dha tri propozime konkrete. E para, qė Serbisė t’i thuhet se s’do tė pranohet nė BE gjersa kjo ta njeh Kosovėn, e gjersa tė heq dorė nga financimi i enklavave. E dyta, qė EULEX-i tė afatizohet dhe tė zhveshet prej mandatit kolonial. Si dhe e treta, qė politikat rreth Kosovės tė mos kondicionohen mė pėr menaxhim krize, po pėr zhvillim socioekonomik.

Me kėrkesėn e Albin Kurtit, nė takime mori pjesė edhe Arbėr Ibrahimi, politikan lokal nga Lugina e Preshevės, i zgjedhur mė 2006 si kėshilltar komunal nė komunėn e Bujanocit. Arbėr Ibrahimi ėshtė azilant nė Suedi, pasi kundėr tij ėshtė hapur proces gjyqėsor nė Serbi shkaku se e ngriti flamurin shqiptar nė godinėn e kuvendit tė komunės sė Bujanocit mė 28 nėntor 2006. Prania e tij nė takim shėrbeu pė tė ilustruar se ēfarė dallimi qė ekziston nė trajtim tė minoriteteve nė Serbi dhe nė Kosovė, por edhe nė qasjen e bashkėsisė ndėrkombėtare.
Arbėr Ibrahimi pati rast tė njoftonte vetė detajisht miqtė suedezė pėr abuzimet dhe diskriminimin qė u bėhen shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, si dhe pėr shkeljen qė po u bėn Serbia neneve tė marrėveshjes sė Konēulit, tė negociuar mė 2001 nga Piter Faith.
Vizita e Albin Kurtit u organizua nga Qendra pėr vetėvendosje nė Stokholm, me ndihmėn e zt. Anders Vesman, Lidhja e Miqėsisė Suedi-Kosovė

Användarens profilAlla inlägg som albanernet gjortSkicka personligt meddelandeSkicka e-post
Albin Kurti nė Stokholm - Shkruan: Shqiptar Oseku
Du kan skapa nya inlägg i det här forumet
Du kan svara på inlägg i det här forumet
Du kan inte ändra dina inlägg i det här forumet
Du kan inte ta bort dina inlägg i det här forumet
Du kan inte rösta i det här forumet
Alla tider är GMT + 1 timme (svensk normaltid)  
Sida 1 av 1  

  
  
 Svara på ämnet  


Skapa forum | Supportforum | Användarvillkor | Integritetspolicy | Cookiehantering | Kontakta oss |


Powered by phpBB © phpBB Group
Design by phpBBStyles.com | Styles Database.
Content © albanernet
Sidan tog 0.08 sekunder att ladda.