|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Forumindex » Artikuj | Aktuell tid och datum: 2010-09-09 09:18:43 |
![]() |
Smail Haradinaj - Lajmetari i lirisė - Shkruan: Kudusi Lama |
| Smail Haradinaj - Lajmetari i lirisė - Shkruan: Kudusi Lama |
|
albanernet Site Admin
|
Smail Haradinaj Lajmetari i lirise
Homazh per Veprimtarin dhe Luftetarin e devotshem Ismail Haradinaj Shkruan. Kudusi Lama
Ismail Haradinaj ėshtė njė nga figurat e spikatura kombetare te shekullit tė njezete. Ēelsi i ndertimit te portretit te atdhetarit tek ai, duhet kėrkuar nė genin kombėtar, nga i cili rrodhi gjithe historia shqiptare, i cili ndikoi ne ndertimin e ambientit ku jetoi dhe te jetes qe beri. Ai i takonte rraces shqiptare, ne keto treva qe historikisht nuk jane ndare nga lufta per liri, prandaj edhe nuk mund te bente ndryshe, vec ate qe ka bere. Ai pothuaj tėrė jetėn ua kushtoi fatit te bashkekombasve te tij, fateve te tyre e te atdheut per te cilet, ne cdo kohe ishte i gatshem te bente sakrificen sublime. Njė qytetar i devotshem, i cili jetoi me synimin te sjelle dicka me vlere ne ambientin e tokes se tij dhe per interes te bashkekombasve te tij. Ai nuk e ndau veten asnjehere nga te tjeret, ne jete, ne vuajtje, ne veprimtarine kombetare e ne sakrificat e pa kufishme per te kryer obligimin ndaj interesave te atdheut e te kombit. Jeta ne Kosove dhe gjithe trojet shqiptare nen ish jugosllavi dihet se ishte nje tragjedi. Ajo skenė e madhe qe pėrfshinte gjithe token e pushtuar, kishte aktore heroike. Njeri prej tyre dhe nder me te devotshmit ishte edhe Ismail Haradinaj, i cili jetoi ne token qe ishte e tij dhe per te cilen ishte i gatshem te falte gjakun e tij e te gjithe familjes. Ismaili nuk i vuri vetes as tituj te zhurmshem, e as emra te medhenje. Ai ishte dhe mbeti nje luftėtar i thjeshte, por qe me vepren e tij, ne analize te fundit duket se eshte nje lajmėtar i lirise, qe ka ardhur neper kohe, per te dhene siguri se ajo do te vije dhe se te gjithe e kane per detyre te jene kontribues te saj, pasi vetem keshtu ajo mund te kete vlere. Ne Kosoven e dikurshme, njeriu mund tė bėhej hero i vertete, mund te behej luftėtar i ceshtjes kombetare, mund te behej pishtar per ndriēimin e rruges se lirise, e natyrisht do te vuante, do te torturohej, do te burgosej e edhe do te vritej; ashtu sic mund te behej edhe sahanlepires i pushtuesit e te jetonte mire, te mos kishte probleme, te nderronte mbiemrin e pastaj edhe emerin, te nderronte kombesine e me vone edhe genin. Ismail Haradinaj i takoi asaj kategorie qe moren persiper sakrificat per hater te atdheut e te kombit dhe ndriēuan rrugen neper te cilen do te vinin me pastaj djemte e vajzat e nderuara te shqiptarise, per te na sjelle ne ditet e lirise se Kosoves, ne rrugėtimin e gjate per berjen kombetare shqiptare, per te cilen tashme rruga duket e ndriēuar me pishtaret e medhej kombėtar, si Ismail Haradinaj me shoke. Shqiptaret si atdhetar, nuk e kane bere luften sipas rendesise se deres se kulles, por sipas pasterise se gjakut te tyre. Cdo tentative, per te krijuar rendese familjare eshte e gabuar. Gjithe brezat Haradinaj, kane luftuar per kete truall, jo se kane qene pronar te Kosoves. Ata kane qene pronar vetem te tokes qe kane trashguar. Por e kane ndjere se ne kete toke, nuk mund te kete mbaresi pa liri. E liria nuk mund te vije me parcella, ajo vjen per te gjithe. Prandaj edhe lufta duhet te jete e te gjitheve. Te kemi te qarte se edhe Stergjysherit e Ismilit kane luftuar per kete toke, kundėr tė gjithė armiqeve me shume fanatizėm e deshire per te dhene jeten per atdhe e liri. Historia jone eshte histori lufte. As Ismail Haradinaj nuk kishte si te vepronte ndryshe vecse te luftonte e te sakrifikonte per atdhe e komb. Merreni ne evidence kete histori te vjeter e te re, dhe do te shikojme se nga ky gjak jane rritur luftetare te medhenje nder breza. Jane rritur trima e te menēur. Jane rritur deshmore e heronje, jane rritur udheheqes e gjenerale, jane rritur djeme e vasha qe e kane dashur dhe e duan me shpirte kete toke.
Isamail Haradinajt ne burgjet serbe u perpoqen ti lexojne edhe trurin, u perpoqen te ia fshijen kujtesen. Me te bene eksperimentet me te pa logjikshme. As hitlerianet me qifutet, nuk kane bere ato qe kane bere serbet me shqiptaret. Por megjithėse e demtuan thuajse plotėsisht, tre figura nuk arriten tia fshijne prej trurit te tij. Ata ishin Nena, Atdheu dhe Kobmi. Ai kurre nuk u nėnshtrua qe te harronte nenen qe e lindi, kombin qe i dha genin e qendreses dhe atdheun qe e ushqeu dhe e rriti. Bukurine e nenes e te atdheut dhe qendresen e kombit Ismaili i pati ne cdo moment prane. Ata i dhane force, i dhane jete, i dhane guxim dhe e bene qe perballe te gjitha veshtiresive te jete ai qe e donte atdheu, kombi dhe nena, tre engjėjt mbrojtes per te gjithe shqiptaret ne rrjedhat e veshtira te historise. Ky bir i Kosoves, me fytyren e engjullit dhe me zemren e luftėtarit te paepur, arriti te marre pėrmasa monumentale. Doli ne rruget e jetes per te ndertuar te ardhmen e vendit te tij. Fali dashuri per atdheun, per familjen, per shoket, per bashkeveprimtaret e bashkeluftetaret, ashtu sic edhe ndertoi urrejtje per armikun ne gjithe zemrat shqiptare. Ndertoi nje rruge neper te cilen djalėria kosovare rrugėtoi drejte lirise, jo me banderola, por me arme; jo me lule, por me plage; jo me vaje por me kenge; jo me frike por me guxim; jo me dhendure, por me luftetare; jo me viktima, por me deshmore. Ismaili, ishte njohes i mire i historise kombetare. Ai kishte studiuar me kujdes per te njohur origjinen dhe lashtesine. Kishte marre dije edhe per qendresen shqiptare nder kohera. Prandaj edhe nuk i dukej se ishte duke bere dicka qe tėrhiqte vėmendjen e te tjereve, sepse te punonte per clirimin e atdheut e quante obligim normal, jo nje detyre te veēante. Ai megjithėse i donte shume njerėzit, nuk pertonte ti thėrriste ne lufte, per arsye se nuk mund te kishte kuptim jeta nen pushtimin sllav, me liri te humbur e identitet te neperkembur. Ai kishte mesuar prej prindėrve te kishte besim tek vetja, tek shoket, tek atdheu e tek lufta per liri. Ai kishte njohur dashurine per atdheun. Kishte mesuar si mund te behen sakrificat. Kishte marre vesh mire se paqja eshte per te qytetėruarit dhe nuk mund te kishte kuptim per mendesine mesjetare sllavoballkanase, e cila kishte si objektiv ndertimin e te ardhmes se vet mbi fatkeqesine shqiptare. Ne keto treva, edukimi ka qene gjithnjė ne nivelin me te larte. Kete e kane provuar te gjithe burrat e grate qe kane lindur, jane rritur e jane mplakur ne keto toka. Por kjo eshte krejt e kuptueshme edhe duke vlerėsuar qendresen dhe mbijetesen shqiptare nder kohera, ne pėrleshje te pa ndėrprera me sllavoballkanasit. Odat e Kosoves, si gjithe odat e malesise, kane bere nje pune kolosale ne edukimin e brezave. Pikerisht neper kete rruge edukimi kaloi edhe Ismail Haradinaj. Cmohet mjafte puna e madhe edukative, nepermjet te ciles gdhendeshin karakteret. Dhe keto karaktere qe gdhendeshin, nuk ishin formale, as te dobėta, por ishin karakteret me te spikatura te djalerise e te vjazerise kombetare. Ishin karakteret qe e ndjenin qe ne fillimet e jetes pergjegjesine per rrugen e jetes kombetare. Ishin karaktere qe merrnin pergjegjesi, jo vetem per ta cliruar atdheun, por edhe per ta begatuar ate me djeme e vajza qe sido qe te vije situata, te mund te jetonte kombi. Ismaili u rrit dhe u edukua ne mes tė bashkėfshatarėve tė tij. Nga ata mėsoi gjuhen e nenes, mėsoi nga prindrit, bashkefashataret e mėsuesit e tij thesarin folklorik shqiptar te ketyre trevave kreshnike. Ketu mori ushqimin baze, per te rritur ndėrgjegjen kombetare. Ai i deshi te gjithe shqiptaret me nje dashuri engjėllore, ashtu sic i urreu armiqte dhe luftoi kunder tyre me nje fuqi herkuliane. Ai luftoi kunder cdo tentative te hedhur ne terrenet e Kosoves e te gjithe trojeve shqiptare nen ish jugosllavi, per mos kundėrshtimin e tė keqes me anė tė forcės. Kete dobėsi te vrejtur ne momente e njerėz te veēante, ai e ka luftuar me shume force, duke e identifikuar me injorancen kombetare. Tentativat e antiluftes kunder sllavoballkanasve pushtues e ka pėrbuzur me shume force dhe e ka denuar si veprimtari antikombetare. Ai megjithėse ishte njeri me shume kulture, megjithėse ishte shume i dashur dhe i qete, nuk mund te mos i perbuzte te gjitha tentativat pajtuese me pushtimin qe viheshin re tek individe te veēante, te cilet e humbisnin defakto kombesine shqiptare, megjithėse dejuro e kishin te shkruar ne pasaporte. Ai ishte shume krenar, per qenjen shqiptar, per qenjen atdhetar dhe per te shprehur gatishmerine per te bere sakrificat me te medha per ceshtjen kombetare e per clirimin e vendit nga kolonizimi. Nuk e kishte kuptuar kurre se si mund te bashkėjetohej me Serbine e ne pergjithesi me sllavoballkanasit, duke u konsideruar prej tyre popull i kategorise se dyte. Nuk e kishte kuptuar kurre se si mund te konsideroheshin shqiptaret njerėz te pa afte per te ndertuar te ardhmen e tyre, por qe duheshin marre perdore prej serbeve. Per fat te keq shqiptare te tille edhe ka. Prandaj edhe luftoi nje jete per te mos e pranuar kete mundesi dhe per te gjetur vetveten dhe rrugen drejte te ardhmes kombetare e lirise se atdheut. Ai i njohu te gjitha mangesite e elementeve dekadent shqiptare, qe kishin dale nga rruga kombetare. Ai e njohu mire edhe mendimin serbosllav per shqiptaret e trojet e tyre. Arriti te beje mire dallimin midis rruges se jetes dhe rruges se vdekjes. Te ishe i bindur ndaj pushtuesit kishe mundesi te kurseje jeten e kilogramėve te mishin qe mbaje ne trup. Por cfare vlere mund te kene ata kilogram mishi njeriu kur ky individ nuk mund te jete me njeri, nuk mund te kete me identitet, nuk mund te kete me liri, nuk mund te kendoje kenget e tij, nuk mund te thrrase ne apel te paret e tij, nuk mund te ballafaqoje historine e tij, nuk mund te flase gjuhen e tij? Ai e mesoi se jeta nuk vlen pa jete, e jete eshte liria, jete eshte clirimi duke shporrur pergjithmone armikun, sepse ai nuk ishte profet, por nje ushtar, i cili i kishte vene vetes per detyre qe te qėndronte ne frontin e luftes per liri, deri kur te krijoheshin ato mundesi qe te ishte fuqia per te mundur armikun. Sepse ai e dinte mire, se nje dite kete armik do ta mundete. Ketu qendron edhe madhėshtia e Ismailit dhe gjithe bashkeveprimtareve te tij, para e pas tij, spse ata megjithėse ne mesin e ferrit te pushtuesit, kishin arritur te bindeshin se nje dite armiku do te mundej prej tyre dhe liria do te ishte qytetare e trojeve te pushtuara per te gjithe shqiptaret, edhe per ata qe do te kishin frike nga pushka dhe qe vertete prej te tilleve pati. Ai e ruajti me forcen e shpirtit te tij kultin e dashurisė per atdheun e kombin. Kurre nuk e kishte humbur besimin ne kombin shqiptar, ne te ardhmen, ne forcen e luftes per liri, ne mundesine shqiptare per te luftuar e fituar lirine, ne heronjet e tij te vjeter e te rinje. Ai ishte i bindur se keto troje te shenjta shqiptare e meritonin plotėsisht sakrificen e tij dhe te gjithe djalerise e vajzerise kosovare e mbare shqiptare. Dhe gjithecka e bente pa kėrkuar qe dikush te ēmonte vepren e tij, pa kėrkuar qe dikush te permendete emerin e tij, pa kėrkuar qe dikush te nderonte familjen e tij. Ai kėrkonte vetem te bente detyren ndaj atdheut e kombit, ai kėrkonte vetem te bente argatin ndaj tokes meme, te bente argatin ndaj jetes se popullit te tij e te atdheut te lashte. Ai nuk lejoj kurre, qe me luften per liri te identifikoheshin kriminelė, dallkaukė, idiotė dhe tiranė, aristokratė e hajdutė, por kėrkoi qe strukturat kombetare te mbaheshin krejt te pastra nga cdo dukuri e ketyre natyrave. Kete, ai ua trashgoi edhe fisit te tij edhe familjareve e femijeve. Prandaj une ndihem vertete krenar qe e kam njohur kete kollos, por edhe qe kame njohur si bashkeluftetare familjaret dhe djemte e tij ne frontet e luftes per clirimin e Kosoves e per ti dhene kthesen perfundimtare fateve kombetare shqiptare. Ai ka ditur qe ti kombinoje, me shume miresi e vendosmėri, dashurine per jeten, me vendosmerine per tu ballafaquar me tmerret e luftes, per tu ballafaquar me torturat fizike e shpirterore, deri ne fitoren perfundimtare mbi armikun. Dhe nuk ka menduar qe te luftonte vete e te gezonte fitoren vete. Jo, ai ka luftuar te ishte atdheu i cliruar, qofte edhe duke rene ne frontin e luftes per liri. Ai kėrkonte, qe te bente ate veper e cila do ti mundesonte atdheut, qe keto peisazhe tė mrekullueshme, te mos ishin me te pergjakura nėn thundrėn e pushtuesve serbosllav. Ai nuk donte, qe vendi i tij te ishte thjeshte vendi i rrėfimit te tragjedive, se si zhduket nje popull i tere, se si pastrohet prej popullsise autoktone trualli shqiptar, se si vriten femijte ne barkun e nenes, se si theren djemte nen kembet e babes, se si rrėfehen mekatet e mynxyrshme. Ai kėrkonte rritjen e nivelit te gatishmėrisė per tė marrė ne dore fatet kombetare dhe per ti dhene denimin e merituar armikut qe kishte pushtuar e po shfaroste kombin. Ai do te luftonte gjithe jeten e tij qe populli shqiptar te mos ishte me i shtypur, qe vajzat e bukura shqiptare te mos ishin te shtrenguara tė bėheshin prostituta, qe ne fshatrat tona te mos beheshin me krime duke mbjellur gjakmarrjen, qe intelektualet shqiptare te mos ishin te detyruar te braktisnin vendin, qe te rinjet te mos merrnin rruget e botes, qe keto troje te mos ishin nje vater e terrorizmit shtetėror antishqiptar, por te ishin vater e lulėzuar shqiptare. Ismail Haradinaj e dinte se nuk mund te ishte ai i vetem ēlirimtari. Por duke bere vepren e tij, ne rrjedhen e vepres se gjithe ēlirimtareve ai e dinte se ne ate armaten e madhe qe do te merrte ne dore ceshtjen kombetare edhe ai do te kishte vendin e tij te nderuar, e llogoren e tij, per tu pėrballur me armikun. Pikerisht ky fakt e madhėron akoma me shume figuren e tij dhe e rrit me tej vepren e tij madhore. Po ti referohesh gjithe veprimtarise se Ismail Haradinajt, do te gjesh ne punen e tij gjithkund paralajmėrimin se ai ishte duke trasuar rrugen drejte nje lufte madhore per clirimin e vendit nga pushtuesi shekullor. Pra duket sakte se ai ishte vertete nje lajmėtar i lirise. Liria nuk eshte per individe, ajo eshte nje uniforme qe individet nuk mund ta mbajne. Ajo mund te vishet vetem nga popujt. Ajo mund te mbahet vetem nga masa e madhe e te gjitheve atyre qe e dine se jane te pushtuar e kerkojne te clirohen. Ajo eshte nje uniforme e rende, peshen e saj mund ta perballojne vetem shpatullat e popujve. Jashte tyre ajo nuk mund te jete me uniforme, le me qe nuk mund te jete e bukur. Ajo eshte e mire kur i sherben popullit, kur i sherben kombit, kur i sherben atdheut. Kurse, kur ajo behet prone e individėve, nuk eshte me liri, jo thjeshte kur e ke pushtuesin ne vater, por edhe kur je cliruar prej tij. Prandaj une e kuptoj mesazhin e Ismail Haradinajt ne misionin e tij si lametar i lirise, qe ate uniforme te bukur, ta mbajme te paster, ta mbajme te nderuar, ta mbajme te pa njollosur dhe ta kemi per te gjithe shqiptaret, duke u kėrkuar edhe llogari qe ta administrojne sa me mire. Gjithcka eshte e mire dhe e mirėseardhur, kur u sherben te gjitheve, pėrndryshe nuk vlen, keshtu edhe liria. Kjo ėshtė njė aksiomė qė slejon perjashtime. Prandaj ai punoi qe ta beje sa me te qarte rrugen drejte lirise dhe ta paraqese sa me paster portretin e lirise. Ai donte qe te gjithe shqiptaret ta kuptonin cili ishte portreti i lirise, cila ishte uniforma e saj, cila ishte rruga drejte saj, cilat ishin sakrificat qe duheshin bere per te, pse duhej sakrifikuar per kete uniforme qe quhej liri, kush do te ishte pronar i lirise, etj, me qellim qe gjithe situata e luftes te ishte sa me e qarte, pasi ne te kundėrt nuk mund te kishte rezultat, sepse asgje, sado e shenjte dhe e shtrenjte te jete nuk vlen asgje neqoftese nuk eshte e mirėseardhur nga populli dhe nuk kuptohet e perdoret prej tij. Ai qendroi prane ceshtjes kombetare me devotshmėri dhe ndershmėri. E trajtoi ate me shume dhembshuri e dashuri, por kurre me meshire. Ai e kuptoi se nė ato kushte nuk kishte rruge tjeter vec rruges se luftes pa kompromis me armikun qe kishte pushtuar trojet tona. Ai nuk ishte thjeshte nje admirues i idealeve kombetare, por nje luftėtar per rritjen e ketyre idealeve duke i mbjellur e kultivuar ne gjithe trojet etnike e ne te gjithe shqiptaret kudo qe jetonin e vepronin. Ai e dinte se ky ideal i larte kėrkonte ndėrmarrjen e barres per te kryer nje mision sa fisnik aq edhe te veshtire. Dhe se mbajtja e kėtij ideali dhe kryerja e kėtij misioni kėrkonin nga te gjithe luftetaret e ceshtjes kombetare vetėmohim tė plote. Ismail Haradinaj kontribuoi me forcen e intelektit, te shpirtit, te moralit dhe te fizikut, si dhe mjafte luftetare e veprimtare te tjere qė tė shpejtonte rrugen drejte luftes finale, Luftes Clirimtare, qe do te sillte lirine dhe pavaresine per mbi 10 mije kilometra katrore te trojeve kombetare, por qe do te duhet te vazhdoje veprimtaria me ate shpirt luftarak drejte detyrave te reja te ceshtjes kombetare shqiptare, qe Ismail Haradinaj e dinte se nuk ishte zgjidhur plotėsisht. Treva e Deēanit, ku lindi, jetoi, veproi, luftoi dhe do te pushoje per jete Ismail Haradinaj, historikisht ka qene nje nga trevat me luftarake per ceshtjen kombetare. Historia e kėsaj treve eshte e mbushur plote me aktivitete kombetare ilegale dhe legale, te cilat kane ndikuar jo vetem ne jeten e popullsise se zones, por edhe ne formimin e te gjithe veprimtareve e luftetareve nder kohera. Prandaj nuk kishte si mos te nxirrte edhe Ismail Haradinajn e edhe Haradinajt e tjere te lavdishem qe i kane bere nder atdheut e kombit me jeten, luften e disa edhe renjen e tyre. Nuk mund te thuash qe ne Deēan, (kuptohet si ne gjithe Kosoven), eshte luftuar e vepruar ne kete vit ose ate vit, sepse duke iu referuar historise shifet se nuk ka asnje moment te shkėputur qetesie deri ne momentin kur u degjua gjemimi i pushkes ēlirimtare te UĒK-se, e cila vuri vulen e lirise. Ishin ato vite 70-te 80-te, te shekullit te njezete, kur kujtesa kombėtare, psoi nje zhvillim te madh ne kahen e duhur, ne ate drejtim qe kishte mbetur ne memorien shqiptare si rruga drejt clirimit. E Ismail Haradinaj ishte vertete me fat, qe kishte lindur ne ato kohe, kur mund te bente me shume per ceshtjen e atdheut e te kombit. Dhe ai arriti te vihej deri ne krye te lėvizjes se viteve 80-te, ku ne bashkėpunim te ngushte me Jusuf Gervallen, mund te konsiderohen ideatoret e pare, te zgjidhjes se ceshtjes kombetare me lufte te armatosur. Figura te tilla, te spikatura kombetare, do te mbeten tregues te perjetshem ne memorien kombetare, si ideatore te medhenje te bartjes se mendimit te lirise dhe te veprimit luftarak per te korrur fitoret kombetare ne rrugen e veshtire te realizimit te aspiratave kombetare, te cilet eshte e ditur se nuk mund te behen realitet pa lufte te rrepte kunder armikut e pa nje disipline te hekurt kombetare. Armiku ynė historik Serbia me gjithe sllavoballkanasit e tjere me gjithe forcen e ushtruar nuk munden te jene perjetesisht pushtues te trojeve shqiptare. Ata edhe me tej do te humbasin terren sepse kan punuar per te krijuar force ne trojet e huaja. Tashme kombi shqiptar eshte ne rrugen e ngjtjes dhe nuk ka per te patur me kurrė renje, pėrkundrazi, ngjitjen shqiptare aktualisht nuk mund ta vleresoje askush sa e fuqishme ka per te qene. Ate ngjitje mund ta vleresojne veprem luftetaret e atdheut e te kombit, vetem ata qe kane ditur ta vleresojne edhe ne ato dite kur Beogradi lulezonte fuqishem politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht etj. Pra ishin ato vite kur filloi te marre edhe nje here fryme flamuri kombėtar, i cili po kėrkonte te shtrinte fluturimin e tij mbi trojet e veta te pushtuara, por qe do te duhen edhe 20 vjetė pėrpjekje per te arritur deri tek dita e lirise. Ismail Haradinaj sot shkon i qete ne perjetesi, duke u vendosur ne token e Kosoves se lirė. Ai i dha kėsaj toka cdo gje qe kishte mundesi. Ai arriti te shikoje se vendi i tij tashme eshte i lire. Arriti te njohe shtetin e Kosoves. Jeten e pati plot me vperimtari, ne pėrcjellje le te mbetet i perjetshem kujtimi per te dhe per vepren qe e ndertoi me dashuri e vendosmėri. |
|||||||
|
||||||||
| NĖ E M Ė R T Ė P O P U LL I T I S M A J L H A R A D |
|
agroni Gäst |
NĖ E M Ė R T Ė P O P U LL I T I S M A J L H A R A D I N A J DĖNOHET ME 14 VJET BURG!
A K T GJ Y K I M I P. nr. 106/81 N Ė E M Ė R T Ė P O P U LL I T Gjykata e Qarkut nė Pejė, nė trupin gjykues tė pėrbėrė nga kryetari i gjykatės, Riza Loci, kryetar, gjyqtarit Orhan Basha dhe gjyqtarėve porotė Pren Veselloviqit, Cvetko Baqeviqi dhe Bajram Blakaj, antarė, me pjesėmarrjen e procesmbajtėses Fehime Avdiu, nė ēėshtjen juridiko-penale tė tė akuzuarėve: Ismajl Haradinajt nga f. Gllogjan, Hasan Ukėhaxhaj nga f. Carabreg, Avdullah Hasanmetaj nga f. Strellc i Epėrm, Jashar Salihu nga f. Batush, Shkurte-Drita Kuqit nga f. Junik, Xhavit Hoxhės nga Juniku, Dinė Ahmetajt nga f. Gllogjan, Ali Dervishaj nga f. Gllogjan, Nazmi Selmanajt nga f. Gllogjan, Muhamet Haklaj nga f. Isniq dhe Nimon Mustafaj nga f. Gllogjan, tė cilėt i mbrojnė avoketnit Avdylaziz Daci, Mustafa Radoniqi, Gavrillo Vuleviqi dhe Adem Bajri tė akuzuar sipas aktakuzės sė Prokurorisė publike tė qarkut nė Pejė, PP.nr. 62/81 dhe 112/81, tė dt. 20. korrik 1981, pėr shkak tė veprave penale edhe atė: I akuzuari Nazmi Selmanaj, pėr shkak tė veprės penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, i akuzuari Ismajl Haradinaj pėr veprat penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, si dhe bashkimit tė veprimtari armiqėsore, nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 tė LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ; tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu e Shkurte - Drita Kuqi, pėr veprat penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 tė LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 114 tė LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ, e cila aktakuzė gjatė shqyrtimit kryesor me dt. 6. gusht 1981, ka pasur ndryshime kėshtu qė janė akuzuar pėr shkak tė veprave penale edhe atė: I akuzuari Nazmi Selmanaj pėr shkak tė veprės penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, i akuzuari Ismajl Haradinaj pėr veprat penale tė pjesėmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, dhe veprės penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ; tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu dhe Shkurte-Drita Kuqi, pėr vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ, ndėrsa tė akuzuarit Xhavit Hoxha, Dinė Ahmetaj, Ali Drvishaj, Muhamet Haklaj dhe Nimon Mustafaj, pėr vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ e tė cilėn aktakuzė e pėrfaqėsoi Prokurori publik i qarkut nė Pejė, Selmon Ukaj, pasi qė u mbajt shqyrtimi kryesor verbalo-publik, me dt. 5. dhe 6. gusht 1981, tė njėjtėn ditė nė praninė e pėrfaqėsonjėsit tė akuzės publike, tė akuzuarve, mbrojtėsve tė tyre dhe interpretuesit tė gjykatės muar dhe publikisht A K T GJ Y K I M - I akuzuari Ismajl Haradinajt, nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 26 mars 1943 nė tė njejtin fshat, me profesion arsimtarė i edukatės - fizike pranė shkollės fillore Drita nė Gramaqel, KK - Deēan. - I akuzuari Hasan Ukėhaxhaj, nga f. Carabreg KK - Deēan, i lindur me 15 mars 1943, nė tė njėjtin fshat, me profesion profesor i gjuhės shqipe pranė QAMO Vllėzėrit Frashėri nė Deēan. - I akuzuari Avdullah Hasanmetaj, profesor nga f. Strellc i Epėrm KK - Deēan, i lindur me 16 mars 1950, nė tė njejtin fshat, me profesion profesor i matematikės pran QAMO Vllėzėrit Frashėri nė Deēan. - I akuzuari Jashar Salihu, profesor nga f. Batushė KK - Gjakovė, i lindur me dt. 10 shkurt 1953, nė tė njėjtin fshat, me profesion profesor i gjuhės angleze pranė QAMO Vllėzėrit Frashėri nė Deēan, ka tė kryer Fakultetin Filozofik. - E akuzuarja Shkurte - Drita Kuqi, profesoresh nga f. Junik KK - Deēan, e lindur mė 20 shtator 1956, nė tė njejtin fshat, me profesion profesoresh e gjuhės shqipe pranė QAMO Xhevdet Doda nė Prishtinė. - I akuzuari Xhavit Hoxha, profesor nga f. Junik KK - Deēan, i lindur me 15 tetor 1952, nė tė njejtin fshat, me profesion profesor i gjeografisė pranė QAMO Nexhmedin Nixha nė Gjakovė, ka tė kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore - Grupi i Gjeografisė. - I akuzuari Dinė Ahmetaj, profesor nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 16 nėntor 1947, nė tė njejtin fshat, me profesion profesor i gjuhės dhe letėrsisė anglo-amerikane. - I akuzuari Nazmi Selmanaj, student nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 25 nėntor 1954, nė tė njejtin fshat. - I akuzuari Ali Dervishaj, student nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 16 shkurt 1960, nė tė njejtin fshat. - I akuzuari Muhamet Haklaj, arsimtar nga f. Isniq, KK - Deēan, i lindur me 13 prill 1955 nė Pejė, arsimtarė pranė QAMO Vllėzėrit Frashėri nė Deēan. - I akuzuari Nimon Mustafaj, arsimtar nga f. Gllogjan, KK - Deēan, i lindur me 5 gusht 1938 nė tė njejtin fshat me profesion arsimtar pranė shkollės fillore nė f. Gramaqel, KK - Deēan, ka tė kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore - Degėn e Gjeografisė. J A N Ė F A J T O R Edhe atė: - Ndaj tė akuzuarit Ismajl Haradinaj pėrcaktohen kėto dėnime: pėr veprėn penale tė pjesmarrjes nė veprimtari armiqėsore nga neni 131 tė LPJ, dėnimi me burg nė kohėzgjatje prej 6 (gjashtė) vjetėsh. Pėr veprėn penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 tė LPJ dėnimin me burg nė kohėzgjatje prej 11 (njėmbėdhjetė) vjetėsh. Konform nenit 48 tė LPP tė akuzuarit Ismajl Haradinaj i shqiptohet dėnimi i unifikuar me burg nė kohėzgjatje prej 14 (katėrmbėdhjetė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje, - Tė akuzuarin Hasan Ukėhaxhaj me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 11 (njėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Avdullah Hasanmetaj me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 9 (nėntė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Jashar Salihu me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 7 (shtatė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarėn Shkurte-Drita Kuqi me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 6 (gjashtė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Xhavit Hoxha me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Dinė Ahmetaj, me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 3 (tre) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Nazmi Selmanaj me dėnim burgu nė kohėzgjatje prej 5 (pesė) vjetėsh. Nė kėtė dėnim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 11 maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Ali Dervishaj me denim burgu nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh. Nė kėtė denim do ti llogaritet koha e kaluar nė parburgim qė nga dt. 10. maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Muhamet Haklaj me denim burgu nė kohėzgjatje prej 3 (tre) vjetėsh. Nė kėtė denim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 10. maj 1981 e tutje. - Tė akuzuarin Nimon Mustafaj me denim burgu nė kohėzgjatje prej 3 (tre) vjetėsh, nė tė cilin denim do ti llogaritet koha e kaluar nė paraburgim qė nga dt. 4. qershor 1981 e tutje. Ndaj tė gjitha tė akuzuarve vazhdohet paraburgimi dhe i njejti do tė zgjas gjersa aktgjykimi tė merr formė tė prerė. (...) A R S Y E T I M Tė akuzuarit Ismajl Hajradinaj, Dinė Ahemtaj, Ali Dėrvishaj, Nazmi Selmanaj dhe Nimon Mustafaj janė nga fsh. Gllogjan. I akuzuari Nazmi Selmanaj ėshtė student i Fakultetit Teknik nė Prishtinė, i akuzuari Ali Dervishaj ėshtė student i Fakultetit Filozofik - Dega e Filozofisė nė Prishtinė, ndėrsa tė akuzuarit Ismajl Hajradinaj dhe Nimon Mustafaj mėsimdhėnės pranė shkollės fillore nė fshatin Gramaqel. Dinė Ahmetaj ėshtė mėsimdhėnės prannė QAMO-s, Vllėzrit Frasheri nė Deēan, i akuzuar Hasan Ukėhaxhaj ėshtė nga fsh. Carabreg, profesor pranė QAMO-s Vllėzrit Frasheri nė Deēan, i akuzuari Jashar Salihu ėshtė nga fsh. Batushė, punon si profesor pranė QAMO-s Vllezrit Frashėri nė Deēan, ndėrsa Shkurte-Drita Kuqi, ėshtė nga fsh. Junik, e punon si profesoresh pranė QAMO-sė Xhevdet Doda nė Prishtinė, i akuzuari Xhavit Hoxha po ashtu ėshtė nga fsh. Junik, e punon si profesor pranė QAMO-s Nexhmedin Nixha nė Gjakovė, i akuzuari Muhamet Haklaj ėshtė apsolvent i Fakultetit tė Shkencave Natyrore-Matematikore e punon pranė QAMO-s Vllėzrit Frashėr nė Deēan. Kah fundi i vitit 1979 i akuzuari Ismajl Haradinaj fillon tė shpreh qendrimi armiqėsor ndaj shtetit dhe sistemit tonė vetėqeverisės pėr qfarė edhe fillon tė kontaktoi me pėrsonat tė ndryshėm me qėllim tė krijimit tė bashkėmendimitarėve tė idesė sė vet, e njėherit tenton qė tė gjej mundėsi qė tė vijė nė kontakt me Jusuf Gėrvallėn, pėrndryshe nga f. Dubovik e ish gazetar i Rilindjes i cili ėshtė i arratisur nė RF tė Gjermanisė prej kah edhe vepron nė mėnyrė anti-jugosllave dhe armiqėsore. Duke qenė i njoftuar pėr veprimtarinė e tij armiqėsore anti jugosllave e me qėllim tė vuarjes sė kontaktit me tė pėr kordinimin e pėrbashkėt tė punės armiqėsore nė fillim tė vitit 1980, nėpėrmjet tė tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ven kontakt (...) me te, nė atė mėnyrė qė tė akuzuarit Nazmi i jep njė letėr nė tė cilėn shpreh disponimin e vet armiqėsor (...). I akuzuari Nazmi me tė shkuar nė RF tė Gjermanisė, pasiqė mė parė ka qenė i njohur me adresėn e tij, kontakton me Jusuf Gėrvallėn, i dorzon porosinė-letrėn dhe prej tij merr instrukcione verbale qė tia pėrcjell tė akuzuarit Ismajl pėr veprimtari armiqėsore (...) duhet tė formoi Komitetin e vendit prej 5 antarėsh me ērast i jep edhe instrukcionet e para lidhur me pėrsonat se kush ishte dashtė qė tė bėjė pjesė nė Komitetin e vendit. Sipas mendimit tė Jusuf Gėrvallės nė komitet duhet tė marrin pjesė tė akuzuarit Ismajl Haradinaj, Nimon Mustafaj, Nazmi Selmani dhe dy hoxhallarė, imami i f. Drenovc dhe njė hoxhė nga Gjakova. Njėherit i jap edhe Statutin e Programin e Levizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės qė tia dorzon tė akuzuarit Ismajl Haradinaj dhe tė veproi nė bazė tė tij. Po ashtu i jap edhe instrukcione tjera lidhur me formimin e organizatės, mėnyrėn e veprimit tė organizatės, nivelin e konspiracionit, mėnyrėn e furnizimit me material armiqėsor dhe udhėzime tjera. I akuzuari Ismajl fillon tė veproi nė drejtim tė gjetjes sė bashkėmendimtarėve tė vet, pėrsonave tė pėrshtatshėm pėr punė armiqėsore, kėshtuqė kontakton me tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhajn dhe Dinė Ahmetaj, tė cilėt shprehin gadishmerinė pėr veprimtari tė tillė, por bisedon edhe me pėrsona tjer. Nė tė kthyer nga RF e Gjermanisė i akuzuari Nazmi Selmanaj i pėrcjell tė akuzuarit Ismajl porosit dhe instrukcionet e Jusuf Gėrvallės si dhe ia dorėzon Statutin dhe Programin e Levizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės, si dhe dy revista armiqėsore dhe anti-jugosllave Lajmėtari i lirisė organi organizatės tė levizjes nacionalēlirimtare tė Kosovės. Pas marrjes sė kėtyre instrukcioneve dhe materjalit tė pėrmendur, Statutin dhe Programin e Levizjes nacionalēlirimtare tė Kosovės sė pari e shqyrton dhe analizon tė akuzuarit Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Nazmi Selmanaj dhe Dinė Ahmetaj, edhe atė nė shtėpinė e tė akuzuarit Dinė. Sipas prosisė sė Jusufit bėjnė bisedė me tė akuzuarin Nimon Mustafaj, e njoftojnė me Statut dhe Programin e Levizjes nacionalēlirimtare tė Kosovės i pėrcjellin porositė e Jusuf Gėrvallės dhe i shtrojnė pėr detyrė qė tė kontakton dhe ta angazhoj Hafizin-hoxhė, tė cilėn detyrė e pranon, kėshtuqė pas 3-4 ditėsh shkon nė Gjakovė, gjen momentin e pėrshtatshėm pėr bised me Hafizin, i parashtron qėllimin e ardhjes sė tij, mirėpo nuk arrinė me e angazhuar, pėr shkak se i njejti refuzon. Pėr kėtė e njofton tė akuzuarin Ismajl. Pėr tė akuzuarit Ismajl dhe Hasan kanė qenė tė papranushme dhe inkopatibile ne bazat Marksiste qė antarė tė Komitetit tė jenė hoxhallarėt, kėshtuqė nė kėtė drejtim tė akuzuarit Ismajl e sidomos i akuzuari Hasan Ukėhaxhaj ėshtė angazhuar qė tė gjejnė njerėz tė pėrshtatshėm pėr komitet, nė kėtė drejtim angazhon tė akuzuarin Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihun dhe Shkurte-Drita Kuqin, kėshtuqė pasi qė i gjejnė njerėzit e pėrshtatshėm, e pasi qė mė parė vendosin qė pėr shkak tė qendrimit labil dhe jo konsekuent qė tė akuzuarin Dinė Ahmetaj mos ta angazhojn si antarė tė komitetit por edhe mėtejė tė ngel hallkė e tyre. Pasiqė bėhen pregaditjet paraprake nė korrik tė vitit 1980 nė shtėpinė e tė akuzuarit Ismajl mbahet mbledhja e parė konstituive e Komitetit tė vendit, nė tė cilėn mbledhje pėrveē qė pėrpunohet Statuti dhe Programi i Levizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės tė akuzuarit tė pranishėm me atė rast pėr ēėshtje konspirative marrin edhe pseudopnimet pėrkatėse kėshtuqė i akuzuari Ismajl merr pseudonimin Ora, i akuzuari Hasan Ukėhaxhaj Drini Avdullah Hasanmetaj Shpati Jashar Salihu Shigjeta dhe Shkurte - Drita Kuqi pseudonimin Guri. Pas formimit tė Komitetit tė vendit nė kėtė mbledhje, antarėt e komitetit marrin detyra konkrete qė tė furnizohen me materjal propagandues e anti-jugosllave, tė njejtin ta lexoin dhe kėtė organizatė ilegale dhe armiqėsore ta masivizojn edhe atė nė atė mėnyrė qė secili antarė i komitetit ėshtė dashtė qė ti formoj hallkat e veta, pasiqė mė parė ti njoftojnė me qėllimin e kėsaj organizate. Me qėllimin e masovizimit tė kėsaj organizate ėshtė dashtė qė edhe hallka tė (...) treshet e tyre e kėshtu me radhė e nė rast se krijohet njė numėr i madh hallkash atėher mund tė formohet komiteti i vendit tė posaēėm. Hallkat ėshtė dashtė mundėsisht qė tė pėrfshihen edhe jasht teritorit tė Komunės sė Deēanit. Pas formimit tė komitetit tė vendit e me qėllim tė thellimit tė mėtejm tė aktivitetit armiqėsor kontrarevolucionar dhe me qėllim tė njoftimit tė drejtpėrdrejtė me Jusuf Gėrvallėn si dhe marjes sė instrukcioneve konkrete dhe tė drejtpėrdrejta, i akuzuari Ismajl Haradinaj shkon nė RF tė Gjermanisė ku qėndron disa ditė te Jusuf Gėrvalla, nė ērast njoftohet nga Jusufi se komiteti i vendit ėshtė pranuar nga RPS e Shqipėrisė se kjo organizatė po ashtu ėshtė e pėrmbajtur nga RPS e Shqipėrisė dhe se kontaktet mbahen nėpėrmjet tė njė pėrsoni nga ambasada shqipėtare nė Vjenė. Gjatė qendrimit tė tij nė RF tė Gjermanisė ėshtė njoftuar mė detalisht me punėn kontrarevolucinare dhe armiqėsore tė Jusuf Gėrvallės ėshtė njoftuar se i njejti boton revistėn armiqėsore anti-jugosllave Lajmėtari i lirisė, ėshtė njoftuar edhe me Ibrahim Kelmendin nga f. Llabjan KK - Pejė, i cili poashtu vepron nė mėnyrė armiqėsore kundėr shtetit dhe sistemit tonė vetqeverisės udhėheqė organizatėn armiqėsore Fronti i kuq popullore e organ i secilės organizatė ėshtė revista Bashkimi. Pėrveē kėtyre njoftimeve i akuzuari Ismajl merr edhe detyra konkrete se si duhet vepruar organizata nė tė ardhmėn sikurse rreth pregaditjes sė pėrsonave tė pėrshtatshėm pėr veprimėtari armiqėsore, masovizimit tė organizatės, furnizimit me materjal propagandistik si dhe qėshtjes sė konspiracionit, i jap pėr detyrė qė tė mbledh sa mė shumė shenime dhe tė dhėna qė kishin me pas pėr qėllim kompromitimin e shtetit dhe sistemit tonė dhe qė kishin pėr tu botuar nė revistat ilegale e tj. Gjatė qendrimit tė tij nė RF tė Gjermanisė kanė qenė edhe bijtė e tij Naimi dhe Nasimi tė cilėt poashtu janė furnizuar nė mėnyrė armiqėsore, mė vonė kanė sjell nga RF e Gjermanisė pėr qėllime tė veprimtarisė sė organizatės dy toki-voki, njė palė dylbi, 300 fletushka Lajmėtari i lirisė dhe materjal tjetėr, nga shkolla QAMO nė Deēan sė bashku me disa shokė tė tyre vjedhin dy shaptilograf pėr shumėzimin e materjaleve propagandistike, formojn grupin armiqėsor e kontrarevolucionar Shqiponja i cili gjatė vitit 1981 ndėrmer akcione konkrete sikurse rreth shpėrndarjes sė trakteve, pamfletave, shlyerjes sė emėrtimeve tė rrugėve qė mbajnė emėrat e herojve tė kombėsisė serbe dhe malazeze etj. Kah fundi i muajit shtator tė vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e dytė tė Komitetit tė vendit edhe atė nė njė livadh afėr stacionit tė autobusave nė Gjakovė, nė tė cilėn mbledhje marrin pjesė tė gjithė antarėt e komitetit pėrveq tė akuzuarit Jashar, i cili nė ndėrkohė shkon nė shėrbimin ushtarak. Nė mbledhjen e dytė tė komitetit tė vendit pėrveē qė bėhet vlersimi i punės sė antarėve tė komitetit nga mbledhja e parė, zgjidhet edhe udhėheqėsija, kėshtu qė tė akuzuarit Ismajl Haradinaj i besohet posti i kryetarit tė komitetit tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj posti i sekretarit, tė akuzuarit Avdullah posti i arkatarit ndėrsa tė akuzuarės Shkurte dhe Jashar Salihu ngelin antarė tė komitetit. Nė kėtė mbledhje pėrcaktohet edhe antarėsija e antarėve tė organizatės, e cila kap lartėsinė prej 100 dinarėsh nė muaj pėr ēdo antarė, e tė cilėn antarėsi ėshtė dashtė qė ta mbledhė i akuzuari Avdullah Hasanmetaj - arkatar, tė mbaj evidencėn pėrkatėse edhe atė sipas pseudonimeve. Antarėsinė ėshtė dashtė qė ta dorzojnė udhėheqėsit e tresheve pėr hallkat e tyre. Antarėsia ėshtė dedikuar pėr shpenzimet rreth sigurimit tė materjalit propagandistik, shpenzimeve tė ndryshme lidhur me veprimtarinė armiqėsore si dhe eventualisht pėr mbajtjen e familjeve tė pėrsonave tė paraburgosur pėr veprimtari armiqėsore etj. Nė muajin tetor tė vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e tretė tė komitetit tė vendit nė shtėpinė e vet nė f. Gllogjan nė tė cilėn mbledhje marrin pjesė pėrveq tė akuzuarit Ismajl edhe tė akuzuarit Hasan dhe Avdullah, pra nuk marrin pjesė i akuzuari Jashar i cili ka qenė nė shėrbimin ushtarak dhe e akuzuara Shkurte. Nė kėtė mbledhje pėrveē vlerėsimit tė punės sė antarve tė Komitetit rreth angazhimit tė pėrsonave nė kėtė organizatė vendoset qė i akuzuari Xhavit tė angazhohet si hallkė e tė akuzuarit Jashar, i cili pėrndryshe pas bisedave qė ka bėrė me te ėshtė berė antar i organizatės ilegale armiqėsore, merrė pseudonimin Pushka dhe paguan antarsinė pėr 5 muaj. Nė mungesė tė tė akuzuarit Jashar kontaktet me tė akuzuarin Xhavit ėshtė dashtė qė ti bėjnė tė akuzuarit Ismajl dhe Hasan dhe tė njejtit i pėrcaktohet si detyrė qė tė mbledhė sa ma shumė shėnime lidhur me paraburgimet e pėrsonave tė ndryshem e sidomos tė atyre pėr veprimtari armiqėsore si dhe shėnimeve tjera tė cilat kishin me u botuar nė botėn e jashtme e me qėllim tė kompromitimit tė shtetit dhe sistemit tonė vetėqeverisės. Pėr shkak tė veprimtarisė propaganduese, meqė nė bibliotekėn e shkollės QAMO-s Vllezrit Frashėr nė Deēan janė gjetur revista anti-jugosllave, i akuzuari Hasan Ukėhaxhaj qė nga dt. 6 dhjetor 1980 gjerė me 5 shkurt 1981 ka qenė nė vuajtjen e dėnimit sipas aktvendimit tė gjyqtarit pėr kundėrvajtje, atėher kah fundi i muajit shkurt tė vitit 1981, konvokohet mbledhja e katėrt tė Komitetit tė vendit e cila mbahet nė njė qebaptore nė Gjakovė nė tė cilėn mbledhje pėrveē tė akuzuarit Ismajl muarėn pjesė edhe tė akuzuarit Hasan dhe Avdullah. Nė kėtė mbledhje i akuzuari Hasan raporton lidhur me sjelljet e tij gjatė vuajtjes sė dėnimit, sjelljes sė tij para organeve tė sigurimit shtetėror, pėrshtypjet nga vuajtja e dėnimit etj., vlerėsohet nė terėsi aktiviteti i organizatės - Komitetit tė vendit kėshtu qė pėr qėllim tė thellimit tė veprimtarisė armiqėsore koordinimit tė punės me Jusuf Gėrvallėn vendoset qė i akuzuari Avdullah Hasanmetaj tė shkonė nė RF tė Gjermanisė nė mėnyrė qė pėrsonalisht tė kontaktoi me Jusuf Gėrvallen dhe nga ai tė merrė instrukcione, udhėzime dhe detyra konkrete dhe materiale propagandues dhe armiqėsore. Mirėpo, pėr shkak tė ngjarjeve qė pasojnė qė nga 11 marsi i vitit 1981 e tutje si dhe disa problemeve familjare i akuzuari Avdullah kėtė detyrė nuk arrinė ta realizoj. Me qėllim tė realizimit tė detyrave qė i parashtron organizata ilegale dhe armiqėsore e pėrmendur si dhe detyrat qė rezultojnė nga statusi dhe programi i lėvizjes nacionalēlirimtare tė Kosovės, tė akuzuarit pėrveē veprimeve tė sipėrpėrshkruara kanė ndėrmarr edhe kėto veprime: - I akuzuari Ismajl Haradinaj, vepron me intenzitet rreth propagimit dhe gjetjes tė pėrsonave tė pėrshtatshem pėr veprimtari armiqėsore, pėr masovizimin e organizatės, kontakton me njerzė, nė mes tjerėve edhe me Bajram Gashin, i cili jo vetėm qė bėhet antar por edhe angazhon njė numėr njerzish, nga territori i komunave tjera. Angazhohet dhe furnizohet me material me pėrmbajtje armiqėsore dhe tė njejtin tiu jep nė lexim antarėve tjerė. - I akuzuari Hasan Ukėhaxhaj pėrveē qė me influencėn e vet ka angazhuar tė akuzuarit Avdullah, Jashar dhe Shkurte e tė cilėt janė njėherit edhe antarė tė komitetit, si hallkė tė vetėn angazhon edhe tė akuzuarin Muhamet Haklajn, nėpėrmes tė akuzuarit Nazmi Selmanaj njė punim letrar Jusuf Gėrvallės pėr ta botuar nė fletushkėn Lajmėtari i lirisė. Me qėndrimet kategorike arrin qė ke akuzuari Dinė Ahmetaj tė forcojė qėndrimin armiqėsor ndaj shtetit dhe sistemit tonė vetėqeverisės. Pėrveē qė furnizohet dhe lexon material me pėrmbajtje armiqėsore, tė njejtin e shpėrndan nėpėr hallkat e veta dhe pėrsonat tjerė dhe nė mėnyrė bindėse ndikon edhe tė antaret tjerė dhe aktivisht punonė nė angazhimin e pėrsonave tjerė pėr veprimtari armiqėsore. Sė bashku me tė akuzuarin Ismajl dhe Avdullah merrė pjesė aktive nė tė gjitha mbledhjet e komitetit dhe ėshtė i njohtuar me tė gjitha ecuritė dhe veprimet armiqėsore tė antarėve tė komitetit. - I akuzuari Avdullah Hasanmetaj pėrveē aktivitetit tė tij nė kuader tė komitetit, pjesėmarrjes nė tė gjitha mbledhjet, pranimi i detyrave konkrete, me pedanteri dhe pėrpikni mbanė evidencėn sipas pseudonimeve tė pagesės sė antarėsive nga ana e antarėve tė organizatės dhe formon-angazhon si hallkė tė vetėn Bislim Bajramin nga Mitrovica, i cili nė teritorin e Mitrovicės formon treshin e vetė armiqėsor. Bislim Bajrami merrė pseudonimin Besniku. Mėtej tenton qė si hallkė ta angazhojė Zade Kuqin. - I akuzuari Jashar Salihu edhe pse pas formimit tė Komitetit tė vendit, pasiqė ėshtė berė antar i tij pas ca ditėsh ka shkuar nė shėrbimin ushtarak, dhe mundėsia e tij pėr veprimtarinė mė tė madhe armiqėsore objektivisht ka qenė e kufizuar, megjithatė duke shfrytėzuar format e ndryshme tė kontakteve me personat e ndryshem arrijnė qė si hallkė ta angazhon tė akuzuarin Xhavit Hoxhėn, i cili merrė pseudonimin Pushka tė njejtit i jep detyra konkrete mirėpo e udhėzon qė nė mungesė tė tij tė kontakoj me tė akuzuarit Ismajl dhe Hasan, angazhohet me gjetjen e pėrsonave tė pėrshtatshėm dhe tė krijoj bashkėmendimtar e njiherit furnizohet edhe lexon materjal me pėrmbajtje armiqėsore. - E akuzuarja Shkurte - Drita Kuqi, pėrveē aktivitetit tė lartė cekur me qėllim tė realizimit tė detyrave qė rezultojn nga Statuti dhe programi i organizatės si dhe vendimeve tė marrura nga Komiteti i vendit si hallka tė veta angazhon Haxhi Haxhiun nga f. Batushė i cili merrė pseudonimin Shpejtonvala dhe Hidajete Shabanin nga f. Perlepnicė KK - Gjilan e cila merrė pseudonimin Ylli. Angazhimin e personave tė pėrmendur e bėnė pasi qė mė parė iu spjegon dhe ju jap nė lexim Statutin dhe Programin e kėsaj organizate. Nė fazėn hetimore njė egzemplar i Statutit ėshtė gjet nė shtėpinė e Hidajete Shabanit. - I akuzuari Xhavit Hoxha me qėllim tė realizimit tė detyrave qė rezultoin nga statute bėnė biseda tė dėmshme me pėrsonat e ndryshėm nga territori i Gjakovės e gjetiu me qėllim tė pėrfitimit tė tyre, nėpėrmjet personave tė ndryshėm mbledh shėnime lidhur me paraburgimet si dhe shėnimet pėr ngjarjet e ndryshme tė cilat janė tė drejtuara kah kompromitimi i shtetit dhe sistemit tonė. - I akuzuari Dinė Ahmetaj edhe pse qė nga fillimi dhe para formimit tė Komitetit tė vendit ka qenė i njoftuar me statut dhe program tė organizatės nė fjalė, ka patur tė njohur nė tėrėsi qėllimet kryesor tė kėsaj organizate, nė fillim nuk ėshtė i vendosur nė veprimtari armiqėsore pėr ēfarė edhe heshtazi eleminohet qė tė jet antarė i komitetit mirėpo pas bisedave dhe bindjeve pėrmanente i njejti riaktivizohet dhe nė kėtė drejtim angazhon si hallka tė veta Emrush Lokaj dhe Sylė Xhaferajn, tė cilėt edhe marrin pseudonime Drini 1 dhe Drini 2. - I akuzuari Ali Dervishaj si antarė i organizatės e me qėllim konspiracioni merrė pseudonimin Blini si dhe hallkė tė vetėn angazhon Isa Jasiqin. - I akuzuari Muhamet Haklaj si antar i organizatės ilegale dhe armiqėsore vepron me pseudonimin Korabi dhe tenton qė si hallkė tė vetėn ta angazhojė Qazim Kuklecin mirėpo nė kėtė drejtim nuk ia arrinė qėllimit. - I akuzuari Nimon Mustafaj pėr veprimtari armiqėsore tė organizatės nė fjalė ka qenė i njohur qysh nė fillim edhe para se tė formohet Komiteti i vendit, meqė nė fillim tenton pėr ta angazhuar si hallkė Hafiz Idrizin - hoxhė nė Gjakovė, mirėpo te i njejti nuk ka patur sukses. Para se tė ndėrmirret akcioni rreth pėrpilimit dhe shpėrndarjes sė trakteve, afisheve dhe parollave nė Deēan dhe fshatrat pėrreth nga ana e Ali Selmanaj, ka qenė i njohtuar se tė njejtit dispononin pėr qėllime armiqėsore me makin shtypi, shaptilograf etj. Dhe se iu korigjon testin tė disa afisheve dhe parollave, e tė cilat mė vonė shpėrndahen nė Deēan dhe disa fshatrave pėrreth. Tė gjithė tė akuzuarit jo vetėm qė kanė lexuar material me pėrmbajtje armiqėsore por edhe ėshtė dashtė qė tė interesohen pėr furnizimin me material tė tillė dhe pas leximit dhe shpėrndarjės. Gjendja e fakteve e sipėrpėrmendur ėshtė verifikuar nė bazė tė mbrojtjeve tė tė akuzuarėve, deponimit tė dėshmitarit Ibrahim Mustafaj, procesverbaleve mbi pėrkufizimin dhe vėrtetimet pėr hyrje nė banesė dhe lokalet tjera tė dt. 10 prill dhe 10 maj 1981, e qė kanė tė bėjnė me shtėpitė e tė akuzuarėve Ismajl Haradinaj dhe Avdullah Hasanmetaj Statutit dhe programit tė lėvizjes nacional- ēlirimtare tė Kosovės, evidencės lidhur me mbledhjen e antarėsisė sė antarėve tė organizatės, letrės sė dėrguar nga ana e Jusuf Gėrvallės, tė akuzuarit Ismajl Haradinaj e tė nėnshkruar me pseudonimin Kerturi si dhe nė bazė tė fotodokuemntacionit H. nr. 152 dhe 157/81. Sipas mbrojtjes sė tė akuzuarit Ismajl Haradinaj pamėdyshje ėshtė vertetuar rrethana se i njejti me qėllim tė intensifikimit tė veprimtarisė sė vetė armiqėsore nėpėrmjet tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ka vu kontakte me Jusuf Gėrvallėn nė RF tė Gjermanisė dhe nga ai, poashtu nėpėrmjet tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ėshtė furnizuar me Statut dhe program tė lėvizjes nacionalēlirimtare tė Kosovės me fletushka ilegale dhe armiqėsore si dhe me instrukcione dhe porosi verbale lidhur me punėn e mėtejshme sikurse me rastin e formimit tė Komitetit tė vendit dhe veprimtarisė sė metejshme armiqėsore tė tij. Nė kėtė drejtim po ashtu nė bazė tė mbrojtjes sė tė akuzuarit Ismajl dhe mbrojtjes sė tė akuzuarit Nazmi Selmanaj ėshtė vėrtetuar se i akuzuari Ismajl gjatė verės sė vitit 1980, ka qenė nė Gjermani ku ka qėndruar tek Jusuf Gėrvalla, me ērast detalisht ėshtė njohtuar me veprimtarinė armiqėsore tė tij dhe Ibrahim Kelmendit, ndėrsa nė biseda qė kanė patur ka marrė kėshilla, udhėzime, instrukcione lidhur me punėn e mėtejshme tė organizatės ilegale duke filluar sikurse nė aspektin e furnizimit me material, detyrave angazhimeve, konspiracionit e gjerė ke akcionet konkrete. Nė bazė tė mbrojtjes sė tė akuzuarit Nimon Mustafaj, ėshtė vėrtetuar rrethana qė i njejti ka tentuar qė tė angazhojė nė veprimtari armiqėsore Hafiz Idrizin, i cili pėrndryshe ka qenė imam i njė xhamije nė Gjakovė, si dhe dėshtimi pėr angazhimin e tij. Rrethana lidhur me konstituimin e Komitetit tė vendit, mbledhjeve tė mbajtura, aktivitetit konkret tė antarėve tė komitetit janė vėrtetuar nė bazė tė mbrojtjeve tė tė akuzuarėve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihut dhe Shkurte-Drita Kuqit. Nė bazė tė letrės tė cilėn ia ka dėrguar Jusuf Gėrvalla me pseudonimin Merturi tė akuzuarit Ismajl Haradinaj nė mėnyrė mė bindėse verifikohet bashkėpunimi dhe lidhja nė mes tyre. Nė bazė tė listave tė cilat i ka mbajtė i akuzuari Avdullah Hasanmetaj lidhur me pagimin e antarėsisė nga ana e antarėve tė organizatės ėshtė vėrtetuar rrethana lidhur me pjesėmarrjen e tė akuzuarėve nė aktėvitetin armiqėsor, pseudonimet e tyre etj. Sa i pėrketė karakterit qė ka patur organizata ilegale dhe armiqėsore e formuar nga tė akuzuarėt dhe komitetit tė vendit i njejti ėshtė vėrtetuar nė bazė tė statutit nė tė cilin nė mėnyrė shprehimore ėshtė caktuar qėllimi i kėsaj organizate e i cili ėshtė i shprehur nė baza tė iredentizmit - shkėputjes sė teritorit tė KSA Kosovės dhe viseve tjera tė banuara me shqiptarė dhe bashkimit me RPS tė Shqipėrisė. Nė kėtė drejtim sipas (...) parashifet: qėllimi i parė dhe i vetėmi i LNĒK ėshtė ēlirimi shoqėror e kombėtar i Kosovės (me tė gjitha viset shqiptare nė Jugosllavi dhe bashkimi me vendin amė). LNĒK ėshtė pararojė e luftės pėr ēlirimin socialnacional nga Jugosllavia dhe pėr bashkimin me vendin amė Republiken Socialiste Popullore tė Shqipėrisė. Poashtu, nė bazė tė statutit tė organizatės sė pėrmendur janė paraparė mėnyra dhe kushtet se si dhe nė ēmėnyrė duhet vepruar nė realizimin e qėllimeve tė pėrcaktuara si dhe aspekti financiar i organizatės nė fjalė. Po ashtu edhe programi i organizatės nė fjalė ven nė pah karakterin nacionalist, iridentist dhe kontrarevolucionar dhe ėshtė i drejtuar kundėr unitetit bashkėjetesės nė KSA tė Kosovės dhe RSFJ e po ashtu mė qėllim kryesor tė shkėputjes tė KSA tė Kosovės dhe viseve tjera tė banuara me shqiptar dhe bashkimit tė kėtyre viseve mė RPS tė Shqipėrisė. Nė bazė tė procesverbaleve mbi pėrkufizimin e shtėpive se tė akuzuarėve Ismajl Haradinaj dhe Avdullah Hasanmetaj si dhe materialit mė karakter armiqėsor i cili ėshtė gjindur te ata, ėshtė vėrtetuar rrethana lidhur me furnizimin e tyre me materiale qė kanė shėrbyer pėr realizimin e qėllimeve tė parapara me statutin dhe programin e organizatės nė fjalė. (...) Mbrojtjet e tė akuzuarėve lidhur me shkaqet-motivet tė cilat gjaja i kanė shtyer pėr veprimtari armiqėsore, se nuk e kanė kuptuar sa duhet apo nuk janė pajtuar me qėllimin kryesor tė organizatės ilegale armiqėsore qė rezulton nga statuti, se organizata ka qenė jetėshkurtėr dhe nuk ka pasė ndonjė veprimtari tė dendur armiqėsore, nuk mund tė aprovohen sepse nuk pėrkojnė mė gjėndjen faktike dhe se janė tė orientuara nė zbutjen e pėrgjegjėsisė juridiko-penale, njėherit tė njejtat janė edhe tė palogjikshme, sepse nė mėnyrė tė padyshimtė ėshtė e vėrtetuar se antarėt e Komitetit tė vendit si dhe pjestarėt tjerė tė organizatės para se tė bėhen antar kanė lexuar dhe kanė qenė tė njoftuar me statut dhe program e mandaj kanė dhanė pėlqimin qė tė jenė antar tė kėsaj organizate duke mos shprehė ndonjė verejtje. Prandaj, duke u gjindur nė praninė e rrethanės sė kanė qenė tė njoftuar mė statut dhe program mė parė, e duke patur parasysh shkallėn e arsimimit tė tė gjithė tė akuzuarėve (nėntė prej tė akuzuarėve janė punėtor arsimi me kualifikime tė larta) ose superiore ndėrsa dy student) atėher rezulton mė pamedyshje se qė tė gjithė mirė e kanė kuptuar statutin, programin, qėllimin e organizatės kanė dhanė pėlqimin e se pajtohen me qėllime tė tilla duke u bėrė antar dhe nė atė drejtim me antarėsimin e tyre kanė shprehur vullnetin nė realizimin e qellimeve tė pėrcaktuara e qė rrezultojnė nga statuti dhe programi. Pra, pėr kėto arsyera ne kėtė drejtim mbrojtet e tyre nuk mund tė aprovohen. (...) Duke patur parasysh tė gjitha rrethanat e sipėrpėrmendura mėnyrėn e organizimit tė organizatės ilegale dhe armiqėsore, karakterin e saj irredentist dhe kontrarevolucionar si dhe rrethanėn qė nė KSA tė Kosovės nė muajėt mars, prill dhe maj janė shkaktuar demostratat armiqėsore e qė paraqesin pjesė pėrbėrėse tė veprimit tė organizuar tė armikut tė brendshėm dhe tė jashtėm nga pozitat e nacionalizmit dhe iridentizmit shqipėtar, qėllimi i kėsaj organizate dhe veprimtarisė sė tė akuzuarve ėshtė rėnimi i rendit kushtetues, rrezikimit tė integritetit dhe sovranitetit tė RSFJ e shprehur nėpėrmes tė shkėputjes sė KSA tė Kosovės dhe viseve tė banuara me shqipėtar dhe bashkimit tė kėtyre viseve me RPS tė Shqipėrisė, prandaj duke patur parasysh tė gjitha kėto rrethana kjo gjykatė gjen se nė veprimet e tė akuzuarve pėrmbahen tė gjitha elementet e veprave penale pėr tė cilat kanė akuzuar tė akuzuarit dhe se tė njejtit janė penalisht pėrgjegjės. Duke vendosur lidhur me lartėsinė e denimit gjykata i ka vlersuar nė mėnyrė tė hollėsishme tė gjitha rrethanat e parapara me nenin 41 tė LPJ, tė cilat ndikojnė nė lartėsinė e denimit kėshtu qė ndaj tė akuzuarve: Ismajl Haradinaj si rrethana lehtėsonjėse gjeti gjendjen familjare se ėshtė babė i 5 fėmijėve, (...), ndaj tė akuzuarit Hasan Ukėhaxhaj si rrethana letėsonjėse gjeti gjendjen familjare se ėshtė babė i 5 fėmijve (...); andaj tė akuzuarit Avdullah Hasanmetaj si rrethanė letėsonjėse: gjendjen familjare ėshtė baba i 3 fėmijėve, mė parė i pa denuar, (...) ndaj tė akuzuarit Jashar Salihut si rrethanė letėsonjėse gjeti: vetėm rrethanėn se mė parė nuk ka qenė i denuar; ndaj tė akuzuarės Shkurte-Drita Kuqit si rrethanė letėsonjėse gjeti se mė parė nuk ka qenė e denuar dhe moshėn e saj relativisht tė re; ndaj tė akuzuarit Xhavit Hoxhės si rrethanė letėsonjėse gjeti jo denuashmerinė e mė parshme, ndaj tė akuzuarit Dinė Ahmetaj si rrethanė letėsonjėse gjeti gjendjen e tij familjare, ėshtė baba i 2 fėmijėve si dhe jo denuashmerinė e tij tė mė parshme; ndaj tė akuzuarit Nazmi Selmanaj si rrethanė letėsonjėse gjeti jo denuashmerinė e maparshme; ndaj tė akuzuarit Ali Dervishaj si rrethanė letėsonjėse gjeti moshėn e tij tė gjendjen familjare ėshtė babė i 2 fėmijėve si dhe jo denunshmerinė e tij tė mė parshme; ndaj tė akuzuarit Muhamet Haklaj si rrethanė lehtėsonjėse gjeti jo denuashmerinė e tij tė mė parshme dhe gjendjen e varfėr ekonomike ndėrsa ndaj tė akuzuarit Nimon Mustafaj gjeti si rrethanė lehtėsonjėse gjeti gjendjen familjare, ėshtė baba i 6 fėmijve, gjendjen e varfėr ekonomike si dhe jo denuashmerinė e tij tė ma parshme. Ndaj tė tė gjithė tė akuzuarėve si rrethana posaqerisht rėndonjėse nuk ėshtė gjetė asnjė rrethanė. Mirėpo duke patur parasysh intenzitetin e rrezikshmerisė shoqėrore, shkallėn e pėrgjegjėsisė penale dhe peshėn e veprave tė kryera penale e sidomos duke vlerėsuar volumin e aktivitetit armiqėsor tė ēdo tė akuzuari, veprimtarinė konkrete tė secilit prej tyre nė kontestin e pranisė sė rrethanės sė nivelit tė arsimimit tė tė akuzuarve si dhe pasojave tė veprimtarisė tė organizuar armiqėsore nga armiku i brendshem dhe i jashtėm qė nga muaji mars e kėndej i kėtij viti atėherė gjykata pruri bindje se vetėm me dėnimet e shqiptuara si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi mundė tė arrihet qėllimi i dėnimit i paraparė me nenin 33 tė LPJ, dhe se dėnimet e shqiptuara u pėrgjigjen intenzitetit tė rrezikshmerisė shoqėrore dhe shkallės sė pėrgjegjėsisė penale tė tė akuzuarėve. Konform nenit 353 al. 1 tė LPP, ndaj tė akuzuarve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu, Shkurte-Drita Kuqi dhe Nazmi Selmanaj ju vazhdu paraburgimi dhe i njejti do tė ju zgjas gjersa aktgjykimi tė merr formėn e prerė, ndėrsa konform nenit 353 al. 2 lidhur me al. 6 tė LPP, ndaj tė akuzuarve Xhavit Hoxhės, Dinė Ahmetaj, Ali Dėrvishaj, Muhamet Haklaja dhe Nimon Mustafaj vazhdohet paraburgimi dhe i njejti do tė zgjas gjersa aktgjykimi tė merr formėn e prerė meqė pėr vazhdimin e paraburgimit egzistojnė kushtet e parapara nga neni 191 al. 2 pika 3 e 4 tė LPP, sepse egziston rreziku qė tė akuzuarit tė vazhdojn me veprimtari inkriminuese armiqėsore dhe se duke patur parasysh mėnyrėn e kryerjes sė vepres penale si dhe rrethanave nėn tė cilat ėshtė kryer vepra, me gjetjen e tyre nė liri kishte me u shkaktuar shqetėsimi i opinjonit publik. (...) Nga Gjykata e Qarkut nė Pejė, Me dt. 6 gusht 1981 - P. nr. 106/81 Kryetari i Trupit Gjykues, Riza Loci d.v. Procesmbajtėsja, Fehime Avdiu d.v |
|||||||
|
||||||||
| Smail Haradinaj - Lajmetari i lirisė - Shkruan: Kudusi Lama |
|
||
|
| Forumindex » Artikuj | Aktuell tid och datum: 2010-09-09 09:18:43 |