ALBANER.NET Bli medlem Sök Vanliga frågor Medlemslista Användargrupper Logga in  

Svara på ämnet DJEGJA E FLAMURIT QE ME VEND! - Shkruan: Shqiptar Oseku
DJEGJA E FLAMURIT QE ME VEND! - Shkruan: Shqiptar Oseku
Gäst


Svara med citat
DJEGJA E FLAMURIT QE ME VEND!

Shkruan: Shqiptar Oseku




Krerėt ndėrkombėtarė e shqiptarė tė Kosovės u kujtuan t'i qortojnė Plisat pse dogjėn flamurin e IRJM-sė (Ish Repubikės jugosllave tė Maqedonisė), duke e quajtur atė "tė papėrgjegjshme"; por s'bėzanė fare pėr pasivitetin e vet kundrejt "Enciklopedisė sė Maqedonisė". E ēuditshme kjo, do tė thoja: sekush e kupton qė ky pasivitet i tyre qe shkaku i djegjes. Kur s'veprojnė institucionet, vepron rruga; ky ėshtė neni 1 i ligjit tė pashkruar nė Kosovė, qysh nga vitet 1980.

Athua ku banuakan kritikėt politikisht korrektė, qė e paskan harruar kėtė?! Sa tė pėrgjegjshėm janė ata vetė, pikė sė pari?

Le t'ia nisim nga e para. Djegja e flamujve nuk ėshtė e pėlqyeshme si hobi. Por do ti, ajo zakonisht as ushtrohet si e tillė. Zakonisht, djegia e flamujve e ka njė shkas, rėndom politik e/a social. Flamuri sovjetik digjej shpesh nė protestat perėndimore, p.sh. mė 1985 nė Nju Jork gjatė protestave kundėr pushtimit tė Afganistanit. Nė SHBA, djegia e flamurit madje u mbrojt me ligj nė lėndėn Teksasi vs Xhohnsonit (1989), si shprehje e mendimit tė lirė, nė kuadėr tė Shtojcės sė Parė tė Kushtetutės. Flamuri jugafrikan ėshtė djegur rregullisht nė protestat globale kundėr apartheidit. Pra, pėr atė qė s'e dinte: Plisat nuk e kanė patentin pėr kėtė lloj protesti.

Edhe gjykimi i pastajmė se a qe me vend a jo djegja e njė flamuri, rėndom ėshtė politik. Sovjetėt e quanin krejt tė pavend djegjen e flamurit tė tyre mė 1985 nė Nju Jork, meqė ata nė Afganistan kishin hyrė "me kėrkesė tė qeverisė", e veē sa pėr tė ofruar "ndihmė vėllazėrore". Tjerėt, ndėrkaq, mendonin ndryshe.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, qeverisė sė IRJM-sė, si mund tė pritej, i ka mbetur hatri nga djegja e flamurit. Sipas saj, kur njė institucion shtetėror, siē ėshtė ASHAM-i, i quan shqiptarėt "njerėz tė malit" qė "i kanė zbuar", pale kė se: "maqedonasit" (?) prej shtėpive tė veta, kjo nuk ėshtė shkas pėr djegje flamujsh. Unė pėr vete dyshoj se, pėr qeverinė e IRJM-sė, shkas nuk ofron as sabotimi i Marrėveshjes sė Ohrit. As zvarritjet e ligjit pėr gjuhėt. As sllavizimi i Nėnė Terezės, pėrndjekja e ish-ushtarėve tė UĒK-sė, e diskriminimi i pandalur politik e socio-ekonomik i shqiptarėve nė tė gjitha fushat e jetės. Them se ca qeveritarė sllavė nė IRJM, do tė lėndoheshin nga cenimi i flamurit, edhe po tė na zbonin vėrtet maleve, ashtu si projektojnė nėpėr librat e vet. Janė tė ndjeshėm qerratenjtė, s'ke ē'u bėn.

Por tjerėt, ndėrkaq, mundet qė mendojnė ndryshe. Nė kushtet kur institucionet e shtetit tė IRJM-sė janė tė kolonizuara me mendėsi antishqiptare. Kur seksione tė tėra tė kėtyre institucioneve e shikojnė veten si armė nė luftėn pėr sllavizim tė Maqedonisė. E kur ato mundohen nė tė gjitha format - shpesh me sukses, nėn symbylljen e qėllimtė tė bashkėsisė ndėrkombėtare - t'u bishtėrojnė reformave demokratike. Atėhere djegja e flamurit tė IRJM-sė ėshtė jo vetėm e arsyeshme, por akt i nėmur qytetėrues!




Natyrisht, unė do tė parapėlqeja reagime krejt tjera. Ja p.sh., do tė mė pėlqente mė fort sikur pjesėtarėt shqiptarėt tė qeverisė sė IRJM-sė tė kishin dhėnė dorėheqjen, apo tė paktėn njė ultimatum - dmth njė afat kohor - pėr tė njėjtėn. Do tė mė pėlqente edhe mė fort sikur dikush, kushdoqoftė, tė ushtronte kallėzim penal kundėr ASHAM-it pėr nxitje tė urrejtjes etnike; ky nen ekziston nė Ligjin penal tė IRJM-sė, e kallėzimin mund ta ushtrojė ēdo qytetar nė ēdo stacion tė policisė (meqė ra fjala, kjo mundėsi nuk ėshtė preskribuar ende). Qė tė mos fjalos fare se sa do tė mė pėlqente sikur tė kishin reaguar qeveritė nė Tiranė e nė Prishtinė, p.sh. duke thirrur nė bisedė tė veēantė pranė MPJ-sė ambasadorin e/tė ngarkuar me punė tė IRJM-sė.

Nė anėn tjetėr, pse t'u numėrojmė gjynahet vetėm tanėve? Absolutisht mė sė shumti do tė mė pėlqente, dhe absolutisht mė e drejta do tė ishte, sikur tė kishin reaguar misionet e OSBE-sė dhe BE-sė. Tekefundit, ishin ato - e jo Tirana apo Prishtina - qė ndėrmjetėsuan marrėveshjen e Ohrit pas luftimeve mė 2001: ato janė garanti, he mos qofshin, qė do tė duhej tė kujdesen tė mos ndodhin fare abuzime si ky i "enciklopedisė". Pasi, qė thua ti, janė ato qė e mbajnė IRJM-nė me bukė tė gojės. Por, siē u pa (sėrish) kėsaj radhe; siē ėshtė parė gjatė zvarritjes sė Marrėveshjes sė Ohrit qė nga 2001-ta; tevona siē po shihet pėrditė nė Kosovė: bashkėsia ndėrkombėtare ka standarde tė dyfishta nė Ballkan. Sllavėt i shan, por i shpėrblen. E shqiptarėve u premton, e i skajon diku pas dere.

E tashti, kur tė mbėshtesin pėr muri kėsisoj. Kur ata qė i lyp vendi as bėzajnė, as bėjnė diēka, kundėr poshtėrimit tė radhės. Normalisht qė do tė reagojė qytetari i thjeshtė. Me tėrė respektin pėr vlerat demokratike, qė rrofshin e qofshin, por ato do promovuar edhe gjetiu e jo vetėm tek ne: mua mė vje keq vetėm qė s'isha aty i pranishėm me Plisat, pėr t'ia vėnė flakėn dora vetė flamurit tė IRJM-sė.

Nėse Plisat bėnė gabim. Nėse paskan ekzistuar vėrtetė rrugė tjera. Atėhere pyetjen qė do shtruar krerėve ndėrkombėtarė e atyre shqiptarė ėshtė si vijon.

Ēka bėtė ju zotrote, pėr ta trasuar atė rrugė?

Cila ėshtė pėrgjegjėsia juaj personale, qė sot shqiptarėve u pėrmendin sėrish malet, si nė kohė tė Pashiēit e tė Millosheviēit? Cila ėshtė pėrgjegjėsia juaj qė nė Ballkan po digjen flamujt sėrish?

Dhe, e treta, e vėrteta: ē'keni ndėrmend tė bėni, qė kjo tė mos pėrsėritet mė?

Meqė jemi te gjėrat qė na pėlqejnė. Do tė mė pėlqente shumė tė dėgjoja njė pėrgjegje tė saktė nė kėto pyetje. Mirėpo, kam frikė qė edhe kjo dėshirė do tė paloset nė raftin e pluhurosur tė dėshirave afatgjata, skaj liberalizimit tė vizave, e bashkimit kombėtar. Prandaj, deri atėhere, po dal ta blej njė shkrepės tė re; pėr ēdo rast, se s'i dihet dreqit. Them se ky ėshtė veprim goxha konkret e i realizueshėm, qysh nė brezin e parė. Dhe plotėsisht legal, sė paku konform atij nenit tė lashtė nr 1 tė ligjit tė pashkruar.[img][/img]

DJEGJA E FLAMURIT QE ME VEND! - Shkruan: Shqiptar Oseku
Du kan skapa nya inlägg i det här forumet
Du kan svara på inlägg i det här forumet
Du kan inte ändra dina inlägg i det här forumet
Du kan inte ta bort dina inlägg i det här forumet
Du kan inte rösta i det här forumet
Alla tider är GMT + 1 timme (svensk normaltid)  
Sida 1 av 1  

  
  
 Svara på ämnet  


Skapa forum | Supportforum | Användarvillkor | Integritetspolicy | Cookiehantering | Kontakta oss |


Powered by phpBB © phpBB Group
Design by phpBBStyles.com | Styles Database.
Content © albanernet
Sidan tog 0.08 sekunder att ladda.